Video/ Rama publikon projektin në 3D: Sot nis transformimi i Tepelenës!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar përmes një statusi në Facebook se sot do të nisë projekti që do të transformojë Tepelenën. Projekti, sipas tij, do të zgjidhë përfundimisht një nyje të mbetur rrugëve të aksit kombëtar Fier-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë. Shefi i qeverisë kishte një përgjigje edhe për ata që e kanë kritikuar se projektet janë vetëm në 3D.

Postimi

“Me këtë projekt që sot nis zbatimin nga 3D (meqë në këtë faqe ka disa që e kanë merak këtë punën e 3D) në realitetin në transformim të Tepelenës nga një kthesë e braktisur në një zonë turistike, e që njëkohësisht do të zgjidhë përfundimisht një nyje të mbetur rrugëve të aksit kombëtar Levan-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama. /ma.me

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU