VIDEO/ Puth një femër tjetër pranë të dashurës, e pëson keq

Kjo është padyshim videoja më qesharake e vitit. Kamera e puthjes, një lojë sociale që ndodh nëpër stadiume të ngjarjeve sportive në SHBA dhe Kanada, futi në sherr një burrë. Burri u mahnit kur kamera e puthjes erdhi për të, duke e shfaqur në ekranin e madh të stadiumit atë dhe një femër të huaj afër tij – në vend të së dashurës së tij që ndodhej në anën tjetër.

Duke i treguar me gisht nga ekrani femrës pranë se ishin ata dy që do duhet të putheshin, ai e kapi dhe e puthi atë pa e pyetur dy herë. Ajo u nervozua fort dhe i ra shuplakë atij, ndryshe nga e dashura e tij e cila nuk u nervozua fare dhe qëndroi e qetë – eh madje qeshi me të kur ajo u nervozua. /MA.ME

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU