VIDEO / Portieri nuk ia harron akuzat kryeministrit, e injoron në mes të fushës

Para dy vjetësh, portieri i kombëtares spanjolle u akuzua për agresion seksual nga ish-kreu i opozitë së asaj kohe dhe kryeministri i sotëm, Pedro Sanchez.

Ndërkohë sot, teksa kryeministri kishte vizituar kombëtaren spanjolle, portieri, De Gea siç duket nuk i ka harruar fjalët e kryeministrit dhe e ka injoruar totalisht prezencën e tij.

Ndërkohë, që të gjithë po duartrokisnin kryeministrin e ri të Spanjës, De Gea ka mbajtur duart në xhep.

Ky veprim nga ana e portierit është quajtur nga mediet spanjolle, si “hakmarrja e De Geas”.

Udhëheqësi socialist, Pedro Sançez kritikoi portierin dy vite më parë, kur ai u implikua në akuza seksuale, akuza të cilat ai i kishte mohuar gjithsesi. Asokohe, Sançez thoshte në një intervistë se “nuk ndihej rehat me De Gean si portier të kombëtares spanjolle”.

De Gea injoron kryeministrin on Vidnews.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU