VIDEO/ Përplasen dy makina te tuneli i Vlorës por polici…përfundon në pusetë

Një aksident rrugor ka ndodhur në tunelin e Vlorës, ku dy automjete janë përplasur me njëri­tjetrin. Nga ky aksident nuk ka të lënduar, por vëmendja është zhvendosur diku tjetër.

Polici rrugor, i cili ka shkuar për të inspektuar situatën, me kokën lartë, duke parë makinat e përplasura, është hutuar dhe ka përfunduar në një puset aty pranë.

Kjo situatë ka shkaktuar të qeshura tek kalimtarët e rastit, por edhe personat që janë përfshirë në aksident. /JOQ/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU