VIDEO/“Perandori” shqiptar i kokainës burgoset me 15 vite në Londër, ishte i “çmendur” pas luksit

Një tregtari i madh i kokainës është burgosur për 15 vjet, duke u shpallur fajtor për furnizimin me më shumë se 40 kg drogë për përdoruesit në Londër dhe juglindje.

Lodvik Guraj, 33 vjeç, banues në Greenford, Londër, përdorte më shumë se 42 telefona celularë për të drejtuar perandorinë e tij të drogës gjatë një periudhe 18-mujore.

Gjatë hetimeve, hetuesit zbuluan se Guraj e përdori biznesin e tij të paligjshëm për të shijuar një jetese luksoze, përfshirë udhëtimet në vendpushime të shtrenjta dhe blerjen e stolive me çmime të larta dhe sigurisht edhe rroba firmato.

Në gjykatën e Snaresbrook u tha se në “perandorinë” e tij ishin edhe 14 individë të tjerë, kjo e zbuluar nga provat e gjetura në telefonat celularë.

Pajisjet elektronike gjithashtu kishin dhjetëra video të Gurajt, në disa nga vendpushimet luksoze si dhe duke përdorur Lamborghini të bardhë dhe motoskafë.

Sipas MET, 14 korrierët e drogës, furnizuesit dhe shpërndarësit gjithashtu janë burgosur pasi u godit rrjeti i tij.

Hetuesi Neil Ballard, nga Komanda e Krimit pranë MET, tha: ‘Gjatë gjykimit të tij, Guraj u përpoq ta paraqiste veten si viktimë që vepronte nën detyrim, i cili ishte i përfshirë në shitjen e drogës për të paguar borxhet e mëdha”.

11267804-6834007-image-m-24_155316438293111267792-6834007-image-m-17_155316432186611267788-6834007-As_well_as_sitting_at_the_wheel_of_his_sports_car_other_videos_f-m-15_155316430093611267786-6834007-image-a-13_1553164239523

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU