VIDEO / Pas daljes nga burgu, ja çfarë bën nipi i Enver Hoxhës

Këngëtarja Rezarta Shkurta ka publikuar disa momente të ëmbla me të shoqin Ermal Hoxha dhe vajzën e tyre Hera.

Në videon që gjeni më poshtë, shihet se si tre pjesëtarët e familjes Hoxha zbukurojnë pemën për festat e fundvitit, në një atmosferë të ngrohtë.

“Hera vendosi që festat të fillojnë sot në familjen tonë”, shkruan Rezi.

Pas disa vitesh këto janë festat e para të fundvitit të cilat do të festohen me familjen e bashkuar, pas daljes së kryefamiljari nga burgu.

Ermal Hoxha është liruar vetëm pak javë më parë nga burgu.

Ai u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim me gjykim të shkurtuar, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit ‘Xibraka’.

Nga gjykimi i shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim.

/b.d

Rezarta publikon videon me momentet e ëmbla me Ermalin dhe vajzën, atmosfera e ngrohtë on Vidnews.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU