VIDEO/ Paranoja e Kim, agjenti korean inspekton stilografin para firmës me Trump

Sot në Singapor u zhvillua një takim historik mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Pas shumë pasigurive, më në fund takimi u bë realitet. Por, duket se paranoja e ka shoqëruar Kim edhe në këtë takim.

Ai ka marrë masa të rrepta sigurie ndërkohë bëri përshtypje një detaj, tualeti i lëvizshëm që Kim mori me vete në Singapor.

Por, para firmosjes së deklaratës së përbashkët me Trump, një agjent koreanoverior inspektoi stilografin që ndodhej mbi tryezë të cilin Kim Jong do duhej të përdorte për firmën.

Por, edhe pse ai dukej në rregull, Kim vendos të përdorë një stilograf tjetër që ia jep motra e tij Kim Yo Jong.

Kjo video po bën xhiron e botës në internet./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU