VIDEO/ Ndëshkimi makabër ndaj një fëmije që nuk donte të shkonte në shkollë

Ky është ndoshta ndëshkimi më makabër ndaj një fëmije, i cili thjesht nuk donte të shkonte në shkollë.

Pamjet tronditëse tregojnë se si një grua kalon me motoçikletë mbi këmbët e një vajzë pesë vjeçare, për t’i dhënë asaj një mësim.

Gruaja mendohet të jetë bashkëshortja e re e gjyshit të së miturës, me të cilët ajo jeton.

Ngjarja ka ndodhur në provincën Guangdong, në Kinë, ndërsa gruaja është identifikuar nga autoritetet nëpërmjet targës së motorrit, pas publikimit të videos në rrjetet sociale.

Ajo është shoqëruar menjëherë në polici, për t’u marrë në pyetje./tema/a.m

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU