VIDEO/ Ndaloni në autostradën Tiranë-Durrës? Kujdes, do gjobiteni!

Policia Rrugore ka forcuar masat e sigurisë në rrugë, për të parandaluar kështu aksidentet. Shqetësim sipas policisë mbetet rreziku i ndalimit të mjeteve të transportit, që qarkullojnë në rrugën Tiranë-Durrës, pasi ndalojnë pa kriter pasagjerët përgjatë itinerarit. Policia bëri me dije se ka ndëshkuar 36 drejtues mjetesh, që u kapën në shkelje.

“Nisur nga shqetësimet dhe rreziku permanent që shfaqin mjetet e shërbimit publik që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit gjatë transportit, kryesisht në rrugën Interurbane Kryesore “Tiranë-Durrës” dhe anasjelltas, duke ndaluar jashtë stacioneve të miratuara për marrjen dhe zbritjen e pasagjerëve përgjatë itenerarit, Policia Rrugore e Tiranës organizoi disa pika kontrolli në lëvizje me qëllim monitorimin e kësaj kategorie mjetesh në ato vende ku haset më së shumëti ky fenomen i rrezikshëm.

Përveç masave administrative për mjetet e shërbimit publik të cilët u ndëshkuan, Policia Rrugore apelon që kategoria e këmbësorëve të stacionohen në vendet e miratuara nga autoritetet përkatëse me qëllim disiplinimin e këtij shërbimi dhe rritjen e sigurisë në rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit.

Nga kontrollet e ushtruara në funksion të këtij Plani janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 36 mjete të transportit publik gjatë orëve të monitorimit”, thuhet në njoftimin e policisë. /ma.me

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU