VIDEO/ A mori dhuratë nga bashkëshorti për ditëlindje? Kryemadhi: Iliri ofron puthje…

Nga furgoni regjisë Monika Kryemadhi drejton mbarëvajtjen e konventës së LRI-së. E veshur sport ashtu si bashkëshorti i saj, Kryemadhi festoi ditëlindjen në mes të turmës së të rinjve dhe ditëve të nxehta konfliktualitetit politik.

Dhuratë nga bashkëshorti nuk priste, ashtu si nuk mori, por për mikrofonin e Report Tv tregon për surprizën e vajzës më të vogël.

“Ditëlindjet janë të frikshme sepse janë me numra, unë i kam pasur gjithmonë frikë por duke kaluar më shumë vitet shtohet edhe më shumë dëshira për ta parë pavarësisht se është e frikshme që vitet ikin sepse aty shikon gjithë punën tënde të mirë apo të keqe”, tha Monika.

E keni marrë dhuratën tuaj të ditëlindjes? 

“E para ka qenë Era që në 12:00 që më solli një buqetë me lule dhe një letër në frëngjisht.   

Po Ilir Meta?   

“Ilir Meta nuk bën dhurata asnjëherë, ofron puthjen”, tha Kryemadhi.

Surpriza e radhës erdhi në konventën e të rinjve.

Pesënjakët që dikur familja kryeministrore ndihmoi të bëheshin me shtëpi, ia kthyen nderin pikërisht në ditën saj të lindjes, duke e bërë të përlotej.

Gjatë kohës kur Ilir meta ishte kryeministër, erdhën në jete në një familje nga Peqini pesënjakë. Çifti kryeministror i ndihmoi të bëheshin me shtëpi duke i përfshirë në fondin e strehimit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU