VIDEO/ Momentet e arrestimit të trafikantit, shikoni ku e mbante kokainën

Policia e Tiranës sekuestroi 308 gramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

– K.L, 34 vjeç, banues në Tiranë.

Në bazë të informacioneve që disponoheshin, se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike të llojit “Kokainë”, në zona të ndryshme të Tiranës, nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët është bërë e mundur kapja e tij në flagrancë, në afërsi të zonës së Kinostudios, ku në automjetin tip “Volkswagen”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

308 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike”, parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU