VIDEO/ “M’i fali pronari 80 mijë euro, pse ç’të keqe ka?”… Fatmir Xhafaj tregon një nga çudirat e KLD-së

Fatmir Xhafa, kreu i komisionit parlamentar te reformes ne drejtesi ka treguar sot nje histori nga nje mbledhje e Keshillit te Larte te Drejtesise, ne te cilen tha se gjyqtari qe po hetohej pas nje kallezimi te ILDKP, nuk justifikonte dot 80 mije euro dhe per kete dha nje argumentin te çuditshem, e me pas ai nuk u hetua as nga prokuroria as nga KLD nuk u mor asnje mase.

“Nëse navigoni në procesverbalet e KLD, do gjeni shumë cudira, por unë po ju tregoj një prej tyre.

Në një nga mbledhjet e KLD, një gjyqëtar gjykohej për shkak të një kallëzimi që kishte bërë ILDKP. Ndërmjet shumë gjërave të tjera ishte një shumë rreth 80 mijë euro që gjyqtari s’e justfikonte dot. Pyetja që iu bë po ku i ke këto  80 mijë euro?

 

 

“Këtë ma ka dhënë, unë jam pedagog ma dha pronari i universitetit”.

Po si? Ma dha ju e dini që ai kur shkon nëpër pub fal lekë më fali dhe mua këtë 80 mijë euro, ka ndonjë gjë të keqe të të falin 80 mijë auro?

Jo pak 80 mijë euro dhe këtë në KLD… Heshti KLD, heshti edhe Prokuroria që mori cështjen e tij. Pse heshti KLD? Se KLD ishte korporata.

pse heshti prokuroria? Se prokurorët e dinin që një pjesë e mirë e tyre ishin si ata dhe kjo bëri që korrupsion të kthehej në sistem”, tha Xhafa./panorama/a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU