VIDEO/ Mesazhi i ambasadorit Soreca: Ambicia jonë, Shqipëria në BE!

Me anë të një video-mesazhi në faqen zyrtare të Bashkimit Europian në Shqipëri është prezantuar ambasadori i sapoemëruar i BE-së, Luigi Soreca.

Në fjalën e tij, Soreca është shprehur se besimi i këtij posti në një moment jetik për Shqipërië është privilegj dhe se mirëpret bashkëpunimin për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën drejt BE.

“Unë jam Luigi Soreca dhe jam Ambasadori i sapoemëruar i Bashkimit Evropian në Shqipëri. Besimi i këtij posti në këtë moment jetik për Shqipërinë është privilegj dhe nder i madh për mua. Mirëpres bashkëpunimin me të gjithë ju, për arritjen e ambicies sonë të përbashkët për ta sjellë Shqipërinë në familjen e BE-së. Faleminderit!“, deklaroi amabasadori i ri i BE

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU