VIDEO/ ‘Me dritëzën e sapondezur të shpresës në familjen e Niko Ahmetit’

Ka shpresë!

Familja e Niko Ahmetit në Vajze të Vlorës më në fund ka dalur nga errësira.

Pak kohe pas ankesës dhe vizitës së Kryeministrit Rama, në familjen me 5 fëmijë që jetonin në skamje, mes mjerimit dhe kushteve ekstreme të jetesës, tashmë është lidhur energjia elektrike.

“MIRËMËNGJES dhe me dritëzën e sapondezur të shpresës në familjen e Niko Ahmetit, ju uroj një ditë të mbarë 🙂”-shkruan Rama. 

Në videon e publikuar nga kryeministri, shihen ministrja Ogerta Manastirliu dhe administratori i OSHEE që vizitojnë familjen Ahmeti.

Ministrja deklaroi se qeveria do ndihmojë familjen pasi janë pjesë e programit të mbrojtjes sociale

“Me rëndësi shkollimi i fëmijëve. Do ju ndihmojmë pasi janë pjesë e programit të mbrojtjes sociale. E para eshte bonusi qe japim per femijet per te mos braktisur shkollën.Per vajzat kemi sjelle edhe librat bashke me cantat dhe cdo gje qe duhet”, deklaron ministrja

Ndërkohë shtëpia është mobilur dhe rikonstruktuar.

Pas premtimit të kryeministrit një nga djemtë e familjes do punësohet pranë OSHEE

Gjithashtu kryeministri Rama i premtoi kryefamiljarit se puna për rindërtimin e shtëpisë do fillojë së shpejti madje do shikohet dhe mundësia që pjestarët e familjes Ahmeti të përfitojë nga grantet për zhvillimin rural.

Javanews/a.ç

familja

 

 

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU