VIDEO/ Masakra mjedisore, përroi i kthyer në “landfill” ku hidhen mbetjet

Landfilli i Bashkisë së Librazhdit është improvizuar në shtratin e një përroi. Aty grumbullohen mbetjet urbane të bashkisë jashtë çdo kriteri mjedisor dhe fare pranë qytetit. Sa herë ka reshje, këto mbetje shkojnë drejt Lumit Shkumbin, duke bërë që situata të përkeqësohet edhe më tej.

Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, prej disa ditësh mbetjeve u është vënë flaka, duke bërë që tymi dhe ndotja të përfshijnë të gjithë Librazhdin.

“Ka 7 ditë që plehrat rrinë aty. U bë mjegull në lagje. U bënë fëmijët astmatikë”, thonë banorët për TCH.

Në përrua, Bashkia e Librazhdit ka grumbulluar mbetjet për vite me radhë. Kohët e fundit, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbetjet duhet të dërgohen në incineratorin e Elbasanit, por banorët kanë dyshime se një vendim i tillë nuk zbatohet dhe mbetjet vazhdojnë të hidhen në të njëjtin vend.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU