(VIDEO) Kroacia shpartallon Kosovën, 6 me 0 në “Loro Boriçi”

Nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë Kosova ndeshjen e dytë kualifikuese për Botërorin Rusi 2018. Kombëtarja më e re e Europës ka pësuar 6 gola.
MINUTAT

83′ GOL! Kroacia realizon edhe golin e pestë. Perishiç merr një pasim të bukur vertikal nga Brozoviç dhe, pasi shmang edhe Ujkanin, thellon epërsinë e të tijve. Paraqitje amatoreske nga mbrojtja e Kosovës.80′ Valon Berisha i kishte të gjitha mundësitë për të shënuar i vetëm në qendër të zonës, por gjuajtja e mesfushorit ndalet që në nisje.77′ Ndërrimi i fundit edhe për Kosovën, që hedh në fushë Herolind Shalën në vend të Arbër Zenelit.70′ Trajneri kroat Çaçiç e mbyll me zëvendësimet: jashtë loje Kramariç, futet Marko Rog.68′ Kosova kryen ndërrimin e dytë; Bersant Celina i bën vend Albert Bunjakut.67′ GOL! Kroacia gjen edhe golin e katërt me të sapofuturin në lojë, Matej Mitroviç. Mbrojtësi i harruar në zonë nuk e ka të vështirë ta shtyjë topin në rrjetë pas një pasimi të Brozoviçit.63′ Sulmi i Kosovës përpiqet të japë shkëndija, megjithatë mbrojtja e kroatëve është e kujdesshme dhe mbyll hapësirat.60′ Kaliniç shfaqet menjëherë i rrezikshëm brenda zonës, por gjuajtja e sulmuesit shkon ngjitur me shtyllën.59′ Del nga loja autori i tre golave, Mario Manxukiç, dhe në vend të tij hyn Nikola Kaliniç.58′ Bunjaki bën lëvizjen e parë duke futur Besar Halimin në vend të Bernard Berishës.47′-49′ Nis e qetë pjesa e dytë, me Kosovën që përpiqet të shohë më tepër drejt portës kroate.46′ Pjesa e dytë nis me një zëvendësim për Kroacinë. Vedran Çorluka i lë vendin Matej Mitroviçit, ndërsa shiritin e kapitenit e merr Manxukiç. Nis gjysma e dytë e lojës.45+1′ Mbyllet me një rast për Celinën pjesa e parë. Manxukiç ishte i papërmbajtshëm në zonë, duke ndëshkuar tri herë Kosovën që pati 3-4 raste të mira për të mos dalë pa gol nga gjysma e parë e lojës.42′ Arbër Zeneli shpërdoron një tjetër mundësi të mirë për Kosovën. Sulmuesi depërton mes mbrojtjes kroate, por parabola e tij përfundon mbi portë.38′ Rasti më i mirë për Kosovën, Besart Celina përfiton nga një gabim i Brozoviçit dhe shfaqet i vetëm para portës, por gjuajtja e sulmuesit ndalet nga portieri Subashiç.35′ GOL! Manxukiç nuk ka rivalë dhe bën ç’të dojë në zonën kosovare. Kësaj here, gjiganti kroat shfrytëzon një krosim nga e djathta për të thelluar epërsinë e ekipit të tij. 3-0.28′ Kroatët kërcënojnë sërish, po me Manxukiçin pas një krosimi të Perisiçit nga krahu i majtë. Fatmirësisht, gjuajtja me kokë e sulmuesit kroat shkon mbi traun e portës.24′ GOL! Sërish Manxukiç shënon për kroatët. Sulmuesi shfrytëzon me kokë një krosim të Perishiçit nga e majta duke mposhtur Ujkanin për herë të dytë.18′ Kosova zbret rrezikshëm dhe ka një mundësi të mirë me Rashicën, por dy goditje radhazi të 20-vjeçarit ndalen nga mbrojtësit kroatë. Kosova pretendon për prekje të topit me dorë, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Borbalan, i cili ndëshkon me karton të verdhë Bernard Berishën për protesta.7′-15′ Goli ua bën më të lehtë punën kroatëve, që kontrollojnë lojën dhe i afrohen rrezikshëm portës kosovare.6′ GOL! Kroatët gjejnë epërsinë e shpejtë me manxukiçin, i cili i vetëm përballë Ujkainit nuk e ka të vështirë të realizojë.2′-5′ Kroatët provojnë të marrin frenat e lojës, duke imponuar ritmin e tyre.Kosove-Kroaci

1′ Nis loja, me topin e parë nga Kosova.

FORMACIONETkosove kroaci formacionet

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU