VIDEO/ Leksioni i çiftit gjerman, pasi martohen pastrojnë sheshin me fshesë

Një çift gjerman pasi i thanë ‘po’ njëri tjetrit në Santa Maria Hoçes të Italisë, kanë filluar të pastrojnë sheshin që bën pis gjatë festimeve.

Nusja e veshur me vello dhe dhëndri me kostum shihen në një video në rrjetet sociale me fshesë në dorë duke fshirë vendin ku bënë festimet.

Video është një shembull i mrekullushëm nga çifti i sapomartuar.

“Urime çiftit gjerman Graz Daniel e Maggioni Elisa të cilët pas fetimeve të ceremonisë martesore fshinë me fshesë dhe pastruan të gjithë sheshin e Santa Maria Hoçes! Ne gjithashtu mësojmë nga këto gjeste të qytetërimit … Sot kisha nderin t’i martoja! Urime për bashkëshortët”-shkruajti kryetari bashkisë, Efrem Brambilla në Facebook./a.ç

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU