Situata në Itali sa vjen e rëndohet dhe bilanci bëhet edhe më tragjik. Numri i viktimave nga tërmeti po shtohet orë pas ore.
Një prej zonave ku tërmeti shkaktoi dëme të shumta në njerëz është edhe qyteti i Accumolit. Kryebashkiaku Stafano Petrucci bëri një rezyme të situatës në qytet ku sipas tij ka shumë shkatërrim dhe një numër të madh viktimash dhe të zhdukurish nën rrënoja.
Kryebashkiaku nuk i përmban dot emocionet dhe shpërthen në lot gjatë transmetimit./a.m.