VIDEO/ Ja si kamuflohen mes kamionëve me ndihma humanitare militantët e ISIS

Armët e rënda të militantëve që ishin kamufluar në kamionët me ndihma humanitare, të dërguara nga OKB në afërsi të qytetit Aleppo të Sirisë janë shkatërruar, dhe e gjithë kjo ngjarje është filmuar nga dronët rusë që po monitoronin situatën në Siri.

Autokolona me ndihma humanitare që ishte nisur drejt qytetit Aleppo, në video mund të shihet se si shoqërohej nga disa vetura ushtarake të militantëve, ka bërë të ditur ministri rus i mbrojtjes, Igor Konashenkov.

“Në video mund të shihni se si terroristët, kishin kamufluar veturat e tyre plotë me armë të rënda në mesin e kamionëve që transportonin ndihma humanitare”, ka shtuar ai.

Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur, se autokolona prej 31 kamionësh ishte goditur nga një aeroplan ushtarak, dhe kanë humbur jetën 20 civilë. /a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU