VIDEO/ Interi përmbys në limite Tottenhamin, Messi e nis me tripletë ndaj PSV

Barcelona e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin 2018-2019 në Champions League. Katalanasit mposhtën me rezultatin e pastër 4-0 PSV, kjo falë yllit të tyre, Lionel Messi që realizoi një tripletë personale.Edhe pse u prit gjatë për të parë golin e parë të takimit, ia vlejti, pasi Lionel Messi nxori nga repertori i tij një “magji”.

“Pleshti” shndërroi në gol një goditje dënimi, me sferën që e dërgoi në trekëndësh dhe “Camp Nou” në festë.

Sensacional rikthimi i Interit, me zikaltërit që morën një fitore mjaft të rëndësishme në limitet e kohës së rregullt 2-1 ndaj Tottenham Hotspur.

Skuadra e Interit ka fituar më përmbysje  në “San Siro” 2-1 ndaj skuadrës së Tottenham. Golat u shënuan nga Ikardi dhe Vecino, ndërsa tek anglezët autori i golit ishte danezi, Eriksen. /a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU