VIDEO/ I gjuajti me grusht Arapit, Sukaj pezullohet 5 ndeshje, Partizani luan pa tifozë

    Komisioni i Disiplinës ka vendosur që lojtari i Partizanit Xhevahir Sukaj të dënohet me 5 ndeshje pezullim, ndërsa ekipi u dënua me luajtjen e ndeshjes së ardhshme kundër Teutës pa tifozë. Vendimet erdhën pas ngjarjeve që ndodhën në superndeshjen Skëndërbeut e Partizanit, ku ujqërit e dëborës humbën 1:0. Sukaj gjatë ndeshjes goditi me grusht njërin nga lojtarët e Skëndërbeut(Renato Arapi), ndërsa tifozët e skuadrës, pas ndeshjes filluan të thyejnë stolat.

    Edhe Skëndërbeu penalizohet

    Por as edhe skuadra e Skëndërbeut nuk ka dalë e palagur nga ndeshja, pasi Komisioni Disiplinës vendosi për ta me dy ndeshje pa tifozë dhe një gjobë prej 200 mijë lekësh pasi, sipas FSHF-së skuadra ka patur një “sjellje të keqe të tifozëve” në ndeshjen me Partizanin.

    Momenti kur Sukaj godet Renato Arapin

    VIDEO/ Momenti i daljes së Sukajt me karton të kuq - http://www.panorama-sport.com/live-skenderbeu-partizani-1-0-gol-peter-olainka-video/

    Posted by Panorama Sport on Saturday, 19 December 2015

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU