VIDEO/ ‘Hape derën!’, dalin pamjet e arrestimit të “të fortëve” në Nikël

Policia publikon pamjet e ndërhyrjes së Forcave të Policisë së Shtetit gjatë operacionit në Nikel të Krujës ku u arrestuan 5 persona dhe u sekuestruan armë, municione dhe sende të tjera.

Në kuadër të operacionit të djeshëm janë arrestuar

• Lutfi Haka 67 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;

• Marklen Haka 27 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;

• Ylli Çangu, 42 vjeç, banues në fshatin Nikel, Krujë, i dënuar më parë;

• Skënder Leza, 34 vjeç, banues në fshatin Larushk, Krujë;

• Valter Bami,.32 vjeç, banues në Larushk, Krujë.

Gjatë operacionit të koduar “Forcat e Ligjit”, u bënë kontrollet e banesave të shtetasve: Durim Bami, Valter Bami, Genc Pajtoni, Ylli Çangu, Marklen Haka, Bedri Haka, Skender Leza, Flamur  Haka dhe Zyber Bami.

Gjate kontrollit te ushtruar ne banesat e personave te mesiperm  u gjeten dhe sekuestruan  ne cilësinë e provave materiale:

• 2 armë zjarri pistolete

• 4 armë gjahu e pushke sportive;

• 5 armë të ftohta;

• sasi fishekësh

• 4 palë dylbi

• 1 radio transmetuese;

• 39 000 Euro;

• 1 200 dollarë amerikanë ;

• 2 900 000 lekë të reja;

• 8 aparate celularë;/a.ç

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU