VIDEO/ Gruas i vjedhin 75 mijë $, grabitësit e godasin me makinë dhe e tërheqin zvarrë

Ky është momenti tronditës kur grabitësit godasim me makinë një grua të cilës po i vidhnin paratë. 

Në pamjet filmike do të shikoni se si gruaja lufton me gjithë forcën e saj kundër bandës së hajdutëve për të mbrojtur çantë në të cilën kishte 75 mijë dollar. 

Policia tha se gruaja është ndjekur nga grupi ndërsa ka lënë një bankë të premten pranë Hjustonit. 

Një video e publikuar pikërisht nga zyra e policisë tregon se grindja nis afër një veture. 

Gruaja, e cila tani thuhet se është në gjendje kritike në spital, u godit nga makina e grabitëseve dhe u tërheq fuqishëm në asfalt. 

Një nga të dyshuarit tashmë është arrestuar dhe thuhet të jetë David Mitchell, 31 vjeçar. 

I dyshuari i dytë është identifikuar dhe është Travonn Johnson, 27 vjeçar. /a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU