VIDEO/ Gazetarët meksikan tallen keqazi me Neymar

Brazil's Neymar reacts after sustaining an injury

Neymar, futbollisti i Brazilit, është akuzuar shpesh në Botërorin që po luhet në Rusi se po e ekzagjërohen me rrotullimet pas ndërhyrjeve në fushën e lojës. Rasti më i fundit ishte në ndeshjen që ‘seleço’ fitoi 2-0 kundër Meksikës, me futbollistin Layun që shkeli lehtë mbi këmbën e Neymar, i cili më pas nisi të bënte disa rrotullime.

Për këtë arsye, 3 gazetarë meksikan para se të largoheshin nga Rusia janë tallur me 26-vjeçarin e Paris SG. Njëri prej tyre, nga “TV Azteca”, imitoi simulimet e sulmuesit duke u rrotulluar në tokë disa herë. /ma.me

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU