Një shofere ka thyer shtyllën kurrioze pas një përplasje horror në një garë në Formula 3.
Gjermanja Sophia Flörsch po garonte në Grand Prix të Macau, kur makina e saj, që po e ecte me 276 km/h, ‘fluturoi’ në ajër dhe u përplas në një seksion metalik në një nga qoshet e pistës.
Shikuesit u tmerruan nga përplasja e rëndë, që shtyu garën për më shumë se një orë dhe përfundoi me 5 pesë të plagosur, që përfunduan në spital.
Megjithëse organizatorët konfirmuan se Floersch ishte e vetëdijshme, ajo pësoi një thyerje të shtyllës kurrizore dhe po qëndron në spital.
17-vjeçarja në një postim në Twitter u shpreh se ishte mirë dhe se do ti nënshtrohet të hënën në mëngjes një operacioni. /a.ç