VIDEO / Garda ndryshon urdhërin, tani mbron të ftuarit nga dhuna e deputetëve

Deputetët e PD, Flamur Noka dhe Ervin Salianji kanë tentuar të nxjerrin me dhunë nga mbledhja e komisonit të Medias, kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili kishte shkuar për të raportuar për Teatrin Kombëtar.

Albana Vokshi tha se sot duhej të raportonte ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila ishte gjithashtu e pranishme në mbledhje.

Pas disa minutash tensioni, kryebashkiaku Veliaj u largua vetë nga mbledhja duke përcjellë një mesazh për demokratët se Teatri i ri do ndërtohet.  Në fakt Flamur Noka ka ardhur nga Komisioni i Sigurisë për të bërë ligjin te ‘Media’ dhe pas konfliktit me Veliajn në takim, e ka ndjekur atë edhe nëpër korridore.

Ndoshta kjo është hera e parë në një Kuvend që Garda duhet të mbrojë të ftuarit prej agresioneve të deputetëve. Zakonisht truprojat e Gardës përgjigjen për të mbrojtur deputetët, por sot ndodhi e kundërta. /javanews/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU