• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO+ FOTOT/ Athinë, “vritini qentë shqiptarë”, ja ç’ndodhi në protestën para ambasadës sonë

by Java News
29/10/2018 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çfarë ndodhi gjate protestave ekstremiste pranë ambasadës shqiptare në Athinë. Pas lajmit për vrasjen e minoritarit grek Konstantinos Kaçifas gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës nuk vonuan protestat.

Me dhjetëra banorë të kryeqytetit grek, të pranishmit në protestë kanë shprehur revoltën për vrasjen e Konstantinos Kaçifas, i cili në rrethana ende të paqarta qëlloi me plumba ndaj policisë shqiptare. Me flamuj grekë dhe flamujt ekstremistë të “Epirit të Veriut” në duar, protestuesit në Athinë bënë thirrje raciste ndaj shqiptarëve.

“Shqiptarët vrasës, po vrisni vëllezërit tanë në tokën greke”, ishte një nga thirrjet e dëgjuara gjatë tubimit para ambasadës së Shqipërisë në Athinë. Ndërsa në një tjetër thirrje ishte “Çekiç dhe zjarr për qentë shqiptarë”. Sipas mediave greke, protestuesit kanë tentuar të futen më forcë në ambasadën shqiptare në Greqi, por Policia greke ka rrethuar godinën me forca të shumta sigurie.

Mediat fqinje raportojnë gjithashtu se janë bllokuar rrugët përreth ambasadës për arsye sigurie, ndërsa tonet e protestuesve janë shumë të ashpra në adresë të shqiptarëve. Krahas kësaj, mediat në Athinë raportojnë se në protestën para ambasadës shqiptare i pranishëm ishte edhe kryetari i Agimit të Artë, Nikos Mihaloliakos.

Ngjarja në Bularat të Gjirokastrës ka shkaktuar trazira ndërmjet politikës së dy vendeve. Ndonëse ende në rrethana të paqarta, minoritari grek në Shqipëri, Konstantinos Kaçifas, ka qëlluar me breshëri ndaj forcave të policisë shqiptare, gjë që bëri të thirreshin në ndihmë forcat speciale nga Tirana.

Pas mbërritjes së forcave të repartit RENEA nga Tirana, u bë krehja e zonës ku kishte qëndruar minoritari grek. Gjatë këtij operacioni, sipas informacioneve të policisë shqiptare, është shkëmbyer sërish zjarr ndërmjet Konstantinos Kaçifas dhe forcave të RENEA-s, ku mbeti i vrarë minoritari grek.

Kjo nuk është hera e parë që ngjarje të tilla kanë shkaktuar protesta në Athinë, që shpeshherë janë shfrytëzuar nga ekstremi i djathtë grek për të thirrur urrejtje ndaj shqiptarëve. Pavarësisht ngjarjes, partitë politike që përfaqësojnë minoritetin grek në Shqipëri, si MEGA dhe PBDNJ, nuk kanë dhënë ende asnjë reagim mbi ngjarjen.

ma.me

ecf6f76a-6a04-456e-87b4-01e59c1e280d (1)

ecf6f76a-6a04-456e-87b4-01e59c1e280d039f3f5b-cf1d-431d-b412-1e8a89e502d3e230aa73-c375-47e7-aa45-b726574525a0

 

 

Next Post
Fushë-Krujë, ktheu trajlerin në magazinë droge, pranga 42-vjeçarit Artan Kraja

VIDEO+ EMRAT/ Policia aksion tek “Ura e Dajlanit”, prangos 2 trafikantë me 2 kg kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In