VIDEO/ Eugent Bushpepa shkund Eurosong-un, kualifikohet në finale

Eugent Bushpepa ia ka dalë të ndezë skenën e Festivalit Europian në Lisbonë dhe të kualifikohet në natën finale.

Bushepepa ia ka dalë që të sigurojë një vend në finalet e 12 majit të Eurovision 2018 që zhvillohen në Lisbonë të Portugalisë.

Ylli i muzikës shqiptare Eugent Bushpepa, i cili përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Mall”, fituese në Fest ’56 në RTSH, dhuroi një interpretim mbresëlënës duke ngritur në këmbë publikun e Eurovizon në Lisbonë.

Në skenë, Bushpepa ishte i shoqëruar nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.

Zëri i  Bushpepës deri me tani konsiderohet një nga vokalet më të rralla dhe më të fuqishëm të këtij Eurovizioni.

Këtë vit tre shqiptarë këndojnë në Eurovizon. Veç Bushpepës, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila konkurron nën flamurin e Qipros.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU