VIDEO e tmerrshme/ 14-vjeçarja rrihet brutalisht për 4 orë, shoqet i bëjnë gati edhe varrin

Katër nxënëse janë arrestuar në Brazil pasi kishin torturuar një bashkëmoshatare, e cila sipas raporteve fillestare konsiderohej si “rivale në dashuri”, teksa ngjarjen shokuese të rrahjes e kishin filmuar me celular.

Vajzat e reja të moshës nga 13-16 vjeçe, shihen duke tërhequr zvarrë një vajzë 14-vjeçe deri tek një varr, pasi për më shumë se katër orë e kishin goditur pandërprerë me një shkop druri në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.

2

Por fatmirësisht ajo kishte arritur t’i zgjidhë duart dhe të ikë nga vendi i ngjarjes, për të kërkuar ndihmë nga disa njerëz të cilët e gjetën të larë në gjak.

Ndërkaq detektivët besojnë se ato kishin planifikuar ta vrasin, dhe më pas ta varrosin duke humbur çdo gjurmë.

E gjithë kjo ngjarje u dokumentua kur policia pasi arrestoi katër vajza në Tindade pjesën qendrore të Brazilit, gjeti videon në telefonin e njërës prej tyre. /a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU