VIDEO E RE/ Ja vrasësi i Artan Cukut pak sekonda para krimit

Policia e Shtetit dhe Prokuroria vijojnë hetimet për identifikimin e autorit të vrasjes së komisarit Artan Cuku në datën 8 Prill, pranë banesës së tij në Tiranë.

Policia ka shpërndarë një tjetër video ku shfaqet autori i dyshuar pak çaste para krimit të rëndë. Në video duken momentet kur ai hyn në pallatin ku kreu vrasjen, në rrugën e “Kosovarëve”.

Policia i kërkon ndihmë qytetarëve të japin informacion për identitetin e këtij personi. /JavaNews

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU