VIDEO e re e vetëvrasjes së 23-vjeçarit në Rinas (PAMJET)

23-vjeçari Juglend Kapllanaj pasditen e sotme i dha fund jetës duke u hedhur nga një lartësi brenda terminalit të aeroportit të Rinasit. Ai sapo kishte mbërritur me avion nga Gjermania, kur pasi ka thënë vetëm një fjalë tek informacioni: “Jam Spiderman”, është ngjitur në lartësi duke kërcënuar të hidhet.

Policia tha zyrtarisht se sapo ka hipur në rreth 8 metra lartësi ai është hedhur menjëherë duke mos pasur komunikim me asnjë person. Por nga një video e publikuar nga Ora News, shihet se i riu qëndron gjatë në lartësi, ndërsa në terminal ndodhet edhe një polic i cili shihet se është duke u marrë me udhëtarët.

Ngjarja ndodhi vetëm disa minuta pasi kishte zbritur nga një fluturim i linjës Mynih-Tiranë. Ngjarja u shënua rreth orës 15:30, ndërsa sipas dëshmitarëve Kapllanaj ka ndenjur gjatë mbi tarracën e zyrave të kompanive ajrore.

A mund të ishte shmangur tragjedia? Kjo mbetet të zbulohet nga hetimet që kanë nisur për ngjarjen e rëndë.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU