VIDEO/ E pazakontë, i dënuari për vrasje lë qelinë për një arsye të padëgjuar…

Nën masa të rrepta sigurie i shoqëruar me dhjetëra forca policie, mesditën e së hënës, Genc Tafili i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit, ka mbërritur pranë gjendjes civile pranë bashkisë së Shkodrës.

Shkak i kësaj vizite të pazakontë ka qenë një procedure që i dënuari Tafili ka kryer pranë gjendjes civile sëbashku me të ëmën Kimete Tafilin, pasi kanë vendosur që të ribashkohen si familje me vendim të Gjendjes Civile.

Mësohet se Genc Tafili ka qenë i ndarë nga familja e tij raporton Shqiptarja. Tafili ka qenë i shoqëruar nga 4 furgone policie ndërsa kishte marrë leje pranë drejtorisë së burgjeve. Efektivët e policisë kanë bllokuar zyrat e gjendjes civile duke mos lejuar që asnjë përson të hynte apo dilte nga ky institucion. Kjo situatë ka zgjatur për disa minuta.

Genc Tafili, është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit me 2 Gusht të vitit 2000. Në nëntor të 2014 u akuzua se tentoi që të arratisej nga burgu i Peqinit por u parandalua në kohë, përkundër kauzave Tafili mohoi se kishte në plan të linte qelitë e burgut.

Genc Tafili është vëllai i të dënuarit me burgim të përjetshëm, Admir Tafilaj. Në Mars të 2011-ës, Admir Tafili kreu vrasjen e dy vëllezërve Nikolin dhe Gjovalin Pjetrushi, për hakmarrje ndaj vrasjes së babait.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU