Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka dalë sot në një konferencë për mediat pas masakrës së djeshme të ndodhur në Berlin. Merkel u shpreh se, akti duhet të konsiderohet si një sulm terrorist. Kancelarja tha se ishte e tronditur dhe shumë e pikëlluar nga ajo çfarë ndodhi, duke e përshkruar atë si të “tmerrshme”. Ndërkohë një politikan i CDU-së, partisë së saj, ka bërë thirrje për shpalljen e gjendjes së luftës.
Deri tani është zbuluar se agresori ishte azilkërkues nga Pakistani dhe kishte hyrë në territorin gjerman në shkurt të këtij viti. Pakistanezi që kishte hyrë në Gjermani duke përdorur një emër fals, ishte i njohur nga policia si kriminel, por nuk njihej si islamik fanatik.Mediat gjermane kanë publikuar dhe hartën se si ka ndodhur sulmi që solli 12 viktima dhe 49 të tjerë të plagosur. Në skemën e rindërtuar tregohet se si emigranti nga Pakistani ka shmangur barrikadat që pengojnë kalimin e automjeteve në zonën ku janë vendosur dyqanet për Krishtlindje.
- Shoferi i kamionit ka ecur drejt Kantstrasse dhe është kthyer djathtas, duke shmangur barrikadat duke hyrë në zonën e këmbësoreve dhe të dyqaneve të Krishtlindjes.
- Më pas vërshoi mbi tezga, duke vrarë 12 persona dhe plagosur 50 të tjerë. Kamioni ndaloi pas 45 metrash.
- Shoferi i dyshuar u arrestua pasi u përpoq të fshihej pranë një kopshti zoologjik aty afër. Një person që rezultoi se ishte shoferi u gjet i vdekur në kabinën e kamionit. /ma.me