VIDEO/ Droni kap ‘mat’ 70 shoferë, shihni parakalimet e gabuara dhe të rrezikshme

Policia Rrugore vijon monitorimin nga ajri me dron, ndërsa nga patrullimi ka evidentuar disa parakalime të gabuara. Sipas njoftimit, gjatë javës që kaloi janë evidentuar me dron 67 parakalime të gabuara. 30 për shpejtësi tej normave të lejuara ku janë dërguar për pezullim të Lejes së Drejtimit, 28 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 12 për shkelje të ndryshme si mungesë siguracioni, kontrolli teknik etj.

‘Në të gjithë vendin jemi angazhuar për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar çdo shkelje të qarkullimit me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë. Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor= destinacion i sigurt’ thotë Policia Rrugore. Patrullimi i Policisë Rrugore me dron në akset kryesore në vend filloi në muajin gusht.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU