Seanca maratonë e ditës së djeshme e mbledhur për dikutimin e programit qeverisës ka pasur edhe momente me plot batuta. Binin në sy edhe deputetët e rinj disa prej të cilëve nuk i fshihnin emocionet.
Por, kishte edhe nga ata që, të pamësuar me foltoren e Kuvendit, gjendeshin përballë situatave të sikletshme. Një të tillë kaloi edhe deputeti i ri i PD Agron Shehaj, i cili harron fjalimin. Kaq u desh që në sallë të nisnin të qeshurat.
Nga emocionet apo nga lodhja, deputeti Shehaj ka humbur fjalinë pasardhëse nga fundi i fjalimit të tij. Kanë qenë deputetët e PS në sallë, të cilët kanë shpërthyer në të qeshura./a.m.