VIDEO/ Dasma kthehet në mort, vëllai vret vëllain në ceremoninë e motrës

Ky është momenti tronditës kur një pakujdesi e çastit e ka kthyer dasmën në mort.

Hasan Koyun po kërcente në dasmën e së motrës në Nidge të Turqisë, kur vëllai i tij i vogël mori armën dhe nisi të shtie në shenjë gëzimi.

Nga një video e xhiruar nga të pranishmit në dasmë shihet se Ramazan Koyun tërheq këmbëzën e pistoletës pa e ngritur ende tytën e saj në ajër duke qëlluar të vëllain.

I plagosuri u dërgua menjëherë në spitalin Nigde Omer Halisdemir, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Video është shpërndarë gjerësisht në median sociale në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin kundër përdorimit të armëve në raste gëzimi./a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU