VIDEO/ Brenda banesës së tmerrit, ku e mitura u përdhunua nga njerku

Vajza 12-vjeçare e cila dhunohej seksualisht që në moshën 6-vjeçare nga njerku i saj, në prani dhe e nxitur edhe nga e ëma ka jetuar në këtë banesë.

Bashkë me ta jetonte edhe gjyshja, por që nuk di të thotë asgjë rreth asaj që ka ndodhur.

Pasi iu bë ekspertiza paraprake, mjekët kanë konfirmuar se se vajza e vogël është përdhunuar. “Ajo u gjet e defloruar herët”- kanë thënë mjekët, ndërsa abuzimi me trupin e të miturës ka bërë që ajo të ketë dëmtime fizike të cilat kërkojnë ndihmë mjekësore.

Flet motra e të arrestuarit për përdhunimin e të miturës

Pas arrestimit të nënës dhe bashkëjetuesit të saj me akuzën se kanë abuzuar seksualisht me vajzën që kur ishte 6-vjeç, ka ardhur reagimi i parë.

Banesa ne Mbyet ku ndodhi ngjarja
Banesa ne Mbyet ku ndodhi ngjarja

Motra e burrit të arrestuar, Ylmi Hoxhës, 52-vjeç, vënë në akuzë se ka përdhunuar vajzën e gruas, e nxitur edhe nga kjo e fundit, mohon pretendimin se vëllai i saj është përdhunues.

Alie Grembi thotë se vëllai i saj nuk ka bërë kurrë një veprim të tillë. “Gjithë këtë e ka sajuar gruaja e tij, e cila largohej shpesh nga shtëpia”—thotë ajo, në një prononcim për “Neës 24”. Ajo i bën thirrje policisë të zbardhë të vërtetën.

Ilmi Hoxhaj, 52 vjeç dhe Selvi Yzeiraj, 40 vjeçe, banues në fshatin Mbyet, Fier u arrestuan pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë abuzuar seksualisht me të miturën  E.Y-12 vjeçe.

Policia njofton se vajza është e bashkëjetueses dhe jetonte së bashku me çiftin. Sipas   kallzimit të bërë shtetasi Ilmi Hoxhaj ka kryer marrëdhënie seksuale me te mituren që në moshën 6-vjeçare.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU