Video/ Brazili e dërrmon Austrinë në Vjenë, gati për Botërorin

BELO HORIZONTE, BRAZIL - NOVEMBER 10: Philippe Coutinho #11, Neymar #10 and Gabriel Jesus #9 of Brazil celebrates a scored goal against Argentina during a match between Brazil and Argentina as part 2018 FIFA World Cup Russia Qualifier at Mineirao stadium on November 10, 2016 in Belo Horizonte, Brazil. (Photo by Pedro Vilela/Getty Images)

Brazili ka fituar bindshëm miqësoren e fundit në prag të Botërorit, duke treguar se është gati për këtë eveniment. Sulmuesi i Brazilit, Neymar Brazili ka fituar bindshëm miqësoren e fundit në prag të Botërorit, duke treguar se është gati për këtë eveniment. Pesë herë kampionët e botës mposhtën 3-0 Austrinë në Vjenë, në një stadium të mbushur plot.

Brazili ka dominuar totalisht, ku Neymar dhe Coutinho nuk janë kursyer aspak për të hyrë në dyluftime. Megjithatë, goli i parë ka rdhur shumë vonë (36’), kur pas një gjuajtje të Marcelo-s, topi ka ngecur te Jesus, që me mjeshtëri ka shënuar.  Ritmi i Brazilit vijon i njëjtë edhe në pjesën e dytë. Neymar, në minutën e 63-të, vepron bukur me topin në zonë dhe me klas çon topin në rrjetë.

Gjashtë minuta më pas ka vend edhe për Coutinhon, që ashtu si Neymar, lirohet mirë dhe gjen cepin e portës së Austrisë. 3-0 dhe Brazili kursehet në fund, duke dashur të mos turpërojë vendasit para publikut të tyre, përgatiti Shqiptarja.com.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU