VIDEO/ Bomba në makinën e biznesmenit, momenti kur xhenierët çaktivizojnë eksplozivin

Kamerat e sigurisë në qendrën Kristal Center kanë xhiruar momentet kur eksplozivi në makinën e biznesmenit Nuredin Suli është shkëputur nga automjeti tij, duke bërë që atentati të dështojë.

Vizion Plus ka siguruar pamjet video të momentit kur në garazhin e qendrës tregtare shfaqet makina tip Benz e biznesmenit fierak dhe çasti kur nga poshtë saj, sasia prej 300 gramë C4, e lidhur me një aparat celular, ka rënë nga makina.

Pas konstatimit, policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe forcat xheniere kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të sasisë së eksplozivit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU