VIDEO/ Basha: Ne e kemi bërë zgjedhjen, qeveria është bandë, populli i ka vënë kryqin

Kreu i PD, Lulzim Basha ka postuar ditën e sotme pamje nga protesta e 13 prillit, duke kujtuar edhe njëherë qëndrimin e Partisë Demokratike se nuk do të ndalet në luftën kundër qeverisë Rama.

“Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata!
Ky kryeminister hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin.
Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet!”, 
shkruan Basha. /a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU