(VIDEO) Basha: Ku gaboi qeveria “Berisha, heshtja e ndërkombëtarëve, debatet në PD

Kreu Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur në emisionin “Opinion”, ka deklaruar se pavarësisht se një ligj të tillë që mazhoranca po kalon sot në Kuvend, u miratuar nga qeveria “Berisha” në vitin 2011, PD është kundër. Basha sqaroi se, pesë vite më parë u mendua se ky ishte një vendim i drejtë, por tashmë qëndrimi i PD-së ka ndryshuar. Kreu i opozitës theksoi se qëndrimi kundër vjen edhe nga mbledhja e gati 65 mijë firmave nga qytetarët për mbajtjen e një referendumi për këtë çështje.

“Qeveria kështu e gjykoi, menduar se bëmë gjënë e duhur në atë moment. Fakti është që ligji kaloi dhe u shfuqizuar nga kjo qeveri. Qëndrimi ynë për ligjin ka evoluar. Afro 70 mijë qytetarë mblodhën firma kundër ligjit”, u shpreh Basha.

Basha kujton se në kohën kur një ligj i tillë u miratua nga qeveria “Berisha” pati debat edhe brenda qeverisë për këtë çështje. Më tej, gjatë intervistës kreu i opozitës shtoi se gjatë qeverisjes 8-vjeçare të PD-së ka pasur disa vendime kundër interesit të qytetarëve, të cilët janë diktuar nga grupet të interesit. “Pesha e grupit të interesit për çështje të caktuara ka diktuar vendimmarrje që kanë qenë jo në përputhje me interesin publik”, tha Basha.

Dibra

Basha e ka cilësuar “përjashtim” rezultatin e zgjedhjeve për Bashkinë Dibër, duke shtuar se u mor peng vullneti i qytetarëve. Kreu i PD-së tha se është i pajustifikueshëm rritja me 10-fish e mazhorancës nga zgjedhjet e vitit 2015 në ato të gushtit 2016.

“Kam qenë personalisht në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe më ka garantuar se do të mobilizoi resurset për hetim”, u shpreh Basha.

Ndërkombëtarët

Duke folur për mungesën e reagimit të ndërkombëtarëve për shit-blerjen e votës në Bashkinë Dibër dhe fenomenin e kultivimit masiv të hashashit, Basha theksoi se përgjegjësia e është e opozitës.

“Partnerët ndërkombëtarë kanë përgjegjësinë e tyre, por kjo është përgjegjësi kryesore e opozitës. Faktori ndërkombëtar pret se çfarë ndodh këtu”, u shpreh Basha. Duhet të shmangim çdo aludim te ndërkombëtarëve se shqiptarët meritojnë një sistem demokratik jo perfekt”.

Debatet brenda PD

Lidhur me debatin brenda PD-së dhe kritikat për rezultatin e marrë në Dibër, Basha tha se debati është i garantuar brenda opozitës. Ai theksoi se nga këto kritika “ka pjesë të vlefshme dhe pjesë të diskutueshme”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU