Një burrë në jug të Kinës, u arrestua nga policia, pasi ka hedhur vajzën e porsalindur nga një shkëmb. I dëshpëruar se pse nuk i lindi djalë, burri ndërmori aktin ekstrem, megjithëse foshnja ishte me fat.
Burri mori të voglën 6 orë pas lindje në një spital në Gaozhou, provincën Guangdong të premten e kaluar dhe futi atë në një çantë najloni duke e hedhur. Megjithatë, vajza mbijetoi mrekullisht 12 orë pas mbeti e varur në një degë peme dhe u shpëtua.
Policia u alarmua për incidentin pasi një mjek në Qendrën Shëndetësore Magui, lajmëroi për zhdukjen e foshnjës nga spitali. Pas një hetimi, oficerët ngritën dyshime mbi babanë e vajzës, i quajtur Li.
Burri pranoi më në fund se e kishte hedhur atë në një zonë rurale, pasi kishte shpresuar për djalë. Zyrtarët menjëherë drejtuan një ekip poshtë shkëmbit të pjerrët për të kërkuar vajzën.
Papritmas, ekipi dëgjoi klithmat e foshnjës dhe e gjetën atë rreth 30 metra poshtë nga shkëmbi. /ma.me