Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje.
Në aksident janë përfshirë dy mjete të tonazhit të rëndë të cilat janë përplasur mes tyre.
Nuk ka ende raportime për persona të lënduar në këtë ngjarje.
Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në këtë aks rrugor.
Uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe normalizimin e trafikut./a.m.