Këto janë pamjet e tmerrshme ku shihet një pasagjer duke ‘fluturuar’ nga një makinë pas një aksidenti të frikshëm.
Nga aksidenti i rëndë mbeti i vdekur shoferi.
Anna P. Rodriguez po ngiste një Ford Ranger me shpejtësi të lartë dhe po parakalonte një makinë tjetër kur humbi kontrollin e mjetit në Rio Rico, Arizona.
Edhe pse u përpoq të rifitonte kontrollin, nuk arriti dot dhe makina u përmbys anash rrugës.
Fordi u rrotullua disa herë duke nxjerrë jashtë një nga tre pasagjerët.
Rodriguez u shpall e vdekur në skenë.
Nuk dihet nëse udhëtarët po mbanin apo jo rripin e sigurimit.
Departamenti i Sigurisë Publike i Arizonës nuk mund të konfirmonte nëse të tre pasagjeret femra ishin anëtare të së njëjtës familje .