VIDEO/ A është kjo penalltia më skandaloze e Champions?

Një episod në kufijtë e qesharakes ndodhi në Etihad Stadium të Mançesterit, aty ku Manchester City fitoi 6-0 ndaj Shakhtar Donetsk.

Në minutën e 24-t të ndeshjes, arbitri hungarez Kassai akordoi një penallti për vendasit, edhe pse ndaj Raheem Sterling nuk pati asnjë lloj kontakti brenda zonës.

Sulmuesi anglez hyri në zonën e rreptësisë dhe u pengua vetë, duke goditur tokën, me mbrojtësin që po i qëndronte larg.

Një episod që tregon se VAR-i duhet të vihet në funksionim edhe në Champions League.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU