Vezët në Kuvend, vajtim i klloçkës së munguar

Nga Pandeli Majko

Prestigji i një kombi është i ndërlidhur me reputacionin e pushtetit. Kjo lidhet me faktin se ajo që të tjerët mendojnë për ne është po aq e rëndësishme sa ajo që ne jemi në të vërtetë.
Në Kuvendin e Shqipërisë sot “hynë” për herë të parë vezët. Kur udhëhiqemi nga ajo që dimë se nuk duam, jemi gati ta transformojmë veten në dicka që është krejt e ndryshme nga ajo që imagjinojmë të bëhemi.

Politika po mbytet nga njerzit që pretendojnë se kanë epërsi morale dhe ja u mohojnë këtë kundërshtarëve të tyre. Drejtësia nuk mund të jetë një diskutim retorik për krimin. Askush sot nuk akuzon gjykatësit apo prokurorët të cilët të lirojnë për “një gërhimë”, por meret me qeverinë e cila në emërimet e drejtësisë e ka influencën zero.


Sot ne Kuvend u thyen disa vezë. “Gjella” e të bërit opozitë me vezët e mungesës së rendit politik është justifikim i drejtësisë së korruptuar. Vezët e thyera ne Kuvend janë vajtim i “kllockës” së munguar. Sigurisht.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU