VETTINGU- SPAK/ “Cakaj”, sebep për trinomin President-PD- LSI, për të futur këmbët në DSIK

Nisma e PD- LSI, pas kërkesës së Presidentit Ilir Meta, për ngritjen e një komisioni hetimor për Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), lidhur me të ashtëquajturën “çështjen Cakaj”, duket se është vetëm kopertura për të justifikuar përpjekjet e PD- LSI dhe Presdidentit, për të futur këmbën në një nga institucionet më të rëndësishme, që lidhet jo vetëm me dhënien e certifikatave të sigurisë, por edhe për rolin kyç që ka ky institucion në vettingun për gjyqtarët dhe prokurorët.

Siç dihet, DSIK, së bashku dhe me mjaft institucione të tjera, furnizojnë me të dhëna Kolegjin e Pavarur te Kualifikimit, i cili më pas, në bazë të analizave të informacioneve, vendos për pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. DSIK në mjaft raste ka pasur rol vendimtar në informacionet dhënë KLP, të cilat më pas kanë çuar në shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, shkruan javanews.al.

Rasti “Cakaj” nuk përbën aspak ndonjë arsye për ngritje të një komisioni hetimor, pasi DSIK ka sqaruar zyrtarisht të gjithë procedurën e ndjekur , një procedurë e cila është zbatuar në formën standard për qindra e qindra zyrtarë të tjerë të shtetit të PD- LSI- PS. Pa shumë mundim kupton se përpjeket e trinomit PD- LSI- President s’kanë lidhje fare ne Cakajn, por me futjen e këmbës në DSIK, aq më shumë tani që me ngritjen e SPAK pritet të nisë dhe vettingu i politikanëve për pasuritë e tyre në të shkuarën e largët dhe të afërt, aferat e korrupsionit, të cilat shtrihen për afro 3 dekada. Si i tillë “Cakaj” është thjeshtë një sebep, pasi në thelb përpjekja është diku gjetkë…vettingu i drejtësisë dhe SPAK.
/a.meta/javanews.al

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU