Vettingu rinis më 6 shtator, emrat që do të përballen me Komisionin

Data 6 shtator shënon rifillimin e procesit të Vetingut për gjyqtaret dhe prokurorët.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë ditën e enjte seancën dëgjimore me prokurorin e apelit të Durrësit, Bujar Hoti.

Ndërkohë që shkalla e dyte e Vetingut, Kolegji i Apelimit, ka hedhur shortin për shqyrtimin e rastit te kreut te Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

Trupa e kryesuar nga Ardian Hajdari do të shqyrtojë ankimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ndaj Bashkim Dedjas.

Deri në fund të vitit pritet që procesi i Vetingut të përfundojë për të gjithë listën prioritare të gjyqtarëve e prokurorëve, për t’i hapur rrugë ngritjes së institucioneve të reja si Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU