Vettingu/ Kush janë anëtarët e Kolegjit të Apelimit, mes të zgjedhurve Ina Rama dhe Albana Shtylla

Komisioni Parlamentar Ad Hoc zgjodhi sot anëtarët e Kolegjit të Apelimit, një prej strukturave që do kryejë procesin e Vettingut. Në mbledhjen ku u zhvillua votim i fshehtë, ishin të pranishëm edhe ambasadorët e SHBA-BE të cilët ndoqën nga afër procesin.

Komisioni u mblodh për Përzgjedhjen e Kandidatëve për krijimin e institucioneve të rivlerësimit sipas ligjit Nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Bie në sy votimi i ish-kryeprokurores Ina Rama, Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit Albana Shtylla si dhe anëtarit të KLD Sokol Çomo.

Pas zhvillimit të votimit, 6 fituesit u shpallën Ardjan Hajdari, Sokol Çomo, Luan Daci, Albana Shtylla, Natash Mulaj dhe Ina Rama.

Ndërkohë anëtar i 7-të siç parashikohet në ligj u zgjodh Rezarta Shutz.

Ndëkrohë anëtar i parë zëvendësues gjyqtarë në Kolegjin e Apelimit u zgjodh Mimoza Tase ndërsa anëtar i dytë zëvendësues Etleva Paplekaj.

Ata u votuan nga 6 anëtarët e komisiaonit Ad Hoc me 3 përfaqësues nga mazhoranca dhe 3 nga opozita.

/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU