Kuvendi i Shqipërisë do që të mblidhet në një tjetër seancë të jashtëzakonshme, pas asaj të së martës. Zyra e shtypit e Parlamentit ka njoftuar për seancën e datës 18 prill, dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta u ka bërë thirrje permes një letre krerëve të grupeve parlamentare për të sjellë propozimet për dy anëtarët e komisioneve ‘Ad Hoc’ në lidhje me procesin e Reformës në Drejtësi për verifikimin e figurave të Prokurorëve dhe Gjyqtarëve. /ma.me